Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoillkovski në konferencë për shtyp u shpreh se ende nuk ka aktivitete ndërtuese në Korridorin 8, përkatësisht në rrugën Tetovë – Gostivar.
“Ende nuk asnjë aktivitet ndërtimor. I vetmi aktivitet është pagesa e 117 milionë eurove, pa punë në terren dhe kjo shumë do të tejkalojë shumën prej 300 milionëve për shkak të dënimeve, sërish pa punë në teren”, u shpreh Stollikovski.
Ai po ashtu bëri publike një pjesë të marrëveshjes mes Qeverisë dhe kompanisë “Bechtel & Enka”, ndërsa kontrata, siç thotë ai, ka arritur në OBRM-PDUKM nga një informator.
“Qeveria e BDI-së dhe partnerit më të vogël LSDM e fshehin marrëveshjen dhe vërtetuan se kanë nxjerrë para, pikërisht siç thuhet në këtë dokument”, tha Stoillkovski.
Në fund ai shtoi se duhet të mbahet përgjegjësi, ndërsa për shkak kundërligjshmërisë së kësaj marrëveshje, po ashtu duhet të ketë edhe dorëheqje.