Publikohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Publikohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 2 maj 2023 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,34 % në raport me vendimin e datës 28.4.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 2,834 %, te nafta për 3,930 %, te vaji
ekstra i lehtë për 0,58 % dhe te mazuti ulja është 0,63 %.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,193%.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes
me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 1,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshon.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,362 den/kg dhe do të jetë 41,075 den/kg.
Nga data 3.5.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 80,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 82,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 69,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 68,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,075 (denarë/kilogram)

Këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 3.5.2023. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i
formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më
të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat