Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet në fushën e komunikacionit.
“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 179 masa prej të cilave 36 janë për tejkalim shpejtësie, 18 për vozitje pa leje, 3 për kundërvajtje të motoçiklistëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu janë shqiptuar edhe gjashtë masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, gjashtë dënime për kalim në të kuqe, 5 për shoferë fillestarë dhe shtatë për mosregjistrim të automjetit.
“Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria dhe të kontribuojmë bashkërisht në sigurinë e rrugëve”, thuhet në njoftimin e policisë.