Pjesërisht të kënaqur dolën nga takimi me Ministrinë e Financave përfaqësuesit e Asociacionit për Fibrozë Cistike të cilët negociuan për blerjen e ilaçit “Trikafta” për të gjithë pacientët, ndërsa protesta e pacientëve dhe familjarëve të tyre vijoi përpara ministrisë.
Kryetari i këtij asociacioni, Fiki Gaspar thotë se u është thënë se është dakorduar furnizimi i ilaçit për 18 pacientë të tjerë, krahas 12 që tashmë e marrin. Ata kërkojnë që ilaçit të sigurohet për të gjithë.
“Biseduam me sektorin për buxhet. I përmendëm kërkesat tona dhe këto kërkesa janë që të gjendet zgjidhje sistematike për ilaçin, të mos ketë vonesa dhe të sigurohet për 80 pacientë. Nga pala tjetër u njoftuam se më 25 prill me vendim të Qeverisë është marrë vendim që të mbulohen shpenzimet të gjithë ata që janë në gjendje të rëndë dhe mesatare shëndetësore”, u shpreh ai.
Ai shtoi bëhet fjalë për 18 pacientë që Qeveria i ka targetuar me gjendje të rëndë, por kërkesa e tyre mbetet për të gjithë pacientët e prekur nga fibroza cistike.
“Ne insistojmë që të ketë zgjidhje sistematike, dhe jo zgjidhje të njëhershme. E rëndësishme është sigurimi i ilaçit për të gjithë pacientët”, tha Gaspar pas takimit