Arrestohen dy persona në Shkup, kapen duke prerë dru pa leje

Maqedonia

Arrestohen dy persona në Shkup, kapen duke prerë dru pa leje

Më: 4 maj 2023 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme në vendin e quajtur “Ramni” në Çuçer Sandevë ka arrestuar dy persona, njëri nga Haraçina e tjetri nga Breza.

Të njëjtit janë kapur duke prerë dru pa leje.

“Janë privuar nga liria K.J.(19) nga fshati Brezë i Shkupit dhe O.Sh.(27) nga fshati Haraçinë, Shkup. Ata janë kapur me dy automjete për ngarkim gjatë prerjes pa leje të druve të zjarrit në tokë shtetërore”.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të dorëzohet kallëzim penal përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat