Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme policia vazhdoi me kontrollin e përforcuar për dënimin e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë në gjithë territorin e vendit.
“Nga 160 shoferë të gjobitur, 5 prej tyre kanë lëvizur me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar”, thuhet në raportin policor.
Nga gjithsej 160 automjete, 81 kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 79 të tjerë jashtë vendbanimit.
“Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. U bëjmë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat”, thonë nga policia.