Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski me rastin e 7 Majit – Ditës së Policisë së Maqedonisë dërgoi urim për pjesëtarët e policisë së Maqedonisë, për të punësuarit në MPB.
“Kjo është dita në të cilën u japim mirënjohje nëpunësve policorë të cilët e vënë në rrezik jetën e tyre, derisa i kryejnë detyrat e tyre të punës në shërbim të qytetarëve dhe shtetit.
Kam nderin si ministër i Punëve të Brendshme për mundësinë çdo ditë të bashkëpunoj me nëpunësit policorë në shtet dhe të bindem në përkushtimin e palëkundur në atë se çfarë do të thotë mbrojtja e të mirave publike, në mbrojtjen e sigurisë publike, respektimin e ligjeve dhe sigurinë e komunitetit”, tha Spasovski në video urimin.