Një hajdut serik i dyshuar për të paktën 12 vjedhje dhe vjedhje të rënda gjatë këtij viti, në rajonin e Gostivarit dhe Tetovës, është arrestuar pasditen e djeshme.
Sipas MPB-së, bëhet fjalë për 47 vjeçarin Z.S nga Çegrani i Gostivarit.
Ai akuzohet se ka kryer vjedhje, shumicën nëpër shtëpi private në Çegran.
Gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Gostivarit sonte i ka caktuar masën e paraburgimit prej 8 ditësh Tetovës.