Shqiptohen 179 masa në Shkup, 102 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Shqiptohen 179 masa në Shkup, 102 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 8 maj 2023 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup dje ka ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit me çka janë shqiptuar 179 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 179 masa, nga të cilat:

102 masa për tejkalim të shpejtësisë, 12 masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 14 masa për drejtim automjetit pa patentë shofer.

Janë vendosur dy masa për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara, pesë masa për kalimin e sinjalit të mbyllur (semafor të kuq)”, njoftojnë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat