Prokuroria e Shkupit kërkon paraburgim për nënën që ushtroi dhunë ndaj fëmijëve

Maqedonia

Prokuroria e Shkupit kërkon paraburgim për nënën që ushtroi dhunë ndaj fëmijëve

Më: 9 maj 2023 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit parashtroi kallëzim penal kundër 34 vjeçares për të cilën dyshohet se ka kryer veprën penale lëndim trupor.

Sipas prokurorisë, e pandehura më 7 maj në orët e vona në banesën në rrugën “Orce Nikollov” në Shkup, gjatë kryerjes së dhunës familjare ka lënduar fëmijët e saj prej 5 dhe 4 vjet.

Ata shtojnë se ajo ka goditur në trup dhe kokë duke u shkaktuar disa lëndime trupore – hematome.

Prokuroria vlerësoi se e dyshuara mund të arratiset nëse mbrohet në liri dhe për këtë arsye ajo duhet të paraburgoset.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat