Maqedoni, sot nis projekti i financuar nga BE-ja për reforma në pylltari

Maqedonia

Maqedoni, sot nis projekti i financuar nga BE-ja për reforma në pylltari

Më: 10 maj 2023 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Me 1,26 milionë euro ndihmë nga BE-ja, vendi do të bëhet me ekspertizë teknike për themelimin e agjencisë për pyje dhe mbështetje për transformimin e ndërmarrjes publike “Pyjet e Maqedonisë” në organ efikas kombëtar për pyje. Do të vendosen ueb-pajisje për parandalim të prerjeve ilegale, si dhe sistem për certifikimin e pyjeve të të paktën 100.000 hektarëve të pyjeve në Maqedoninë e Veriut.

Kjo është parashikuar me projektin “Mbështetje për reformat në pylltari në Maqedoninë e Veriut”, fillimi zyrtar i së cilës do të shënohet sot, në praninë e euroambasadorit David Geer, ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski dhe ministres së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova.

“Bashkimi Evropian do të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit pyjor përmes zbatimit të lehtësuar të strategjive dhe politikave. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të jetë bashkëbiseduesi kryesor në reformën e ardhshme dyvjeçare të menaxhimit të pyjeve. Kjo reformë është e lidhur ngushtë me parimet bazë të Planit të gjelbër të BE-së dhe Axhendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe synon të sigurojë mbrojtje më të mirë të pyjeve dhe ruajtjen e biodiversitetit pyjor. Menaxhimi më i mirë ekonomik, social dhe ekologjik i pyjeve çon në një cilësi më të mirë të jetës, veçanërisht në rajonet rurale dhe malore”, theksojnë nga Zyra e BE-së në Shkup.

Në vitin 2020, BE-ja ka pas vlerësuar 160 milionë hektarë pyje, që do të thotë se pyjet kanë mbuluar 39 për qind të sipërfaqes tokësore të BE-së. Zonat më të mëdha pyjore në BE ishin në Suedi (28 milionë hektarë), Finlandë (22 milionë hektarë) dhe Spanjë (19 milionë hektarë).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat