Moti gjatë ditëve të ardhshme në Maqedoni

Maqedonia

Moti gjatë ditëve të ardhshme në Maqedoni

Më: 10 maj 2023 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Moti nesër do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, posaçërisht në pjesën perëndimore të vendit.

Temperatura minimale do të jetë nga 6 deri 10 gradë celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 13 deri 17 gradë celsius. Edhe në Shkup moti nesër pritet të jetë i vranët dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë 16 gradë celsius.

Të premten dhe të shtunën pritet mot me diell, ndërsa të premten gjatë pasdites parashihen reshje të shiut.

Nga dita e diel pritet sërish mot i vranët dhe reshje të shiut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat