Serafimovski: Deri në fund të vitit pritet stabilizimi i çmimit të banesave

Maqedonia

Serafimovski: Deri në fund të vitit pritet stabilizimi i çmimit të banesave

Më: 11 maj 2023 Në ora: 08:36
Andrea Serafimovski

Deri në fund të këtij viti, si dhe në të ardhmen, nuk pritet ulje e çmimeve të banesave, por pritet stabilizim i çmimit të tyre tha për “Magazina Ekonomike”, Andrea Serafimovski, kryetar i Shoqatës për Ndërtimtari, pranë Odës Ekonomike të RMV-së.

“Pas të gjitha atyre analizave që i ka Shoqata dhe të gjitha parashikimet të cilat i presim deri në fund të këtij viti, si dhe në të ardhmen, nuk pritet ulje e çmimeve të banesave, por pritet stabilizim i çmimit”, tha Andrea Serafimovski, kryetar i Shoqatës për Ndërtimtari.

Ai tha se çmimi i banesave në Ohër mund të jetë i ngjashëm me çmimin e banesave në Shkup, ku shtoi se, rritja e çmimit vjen si rezultat i kërkesave të mëdha dhe kufizimit të ndërtimeve të reja për shkak të moratoriumit të UNESKO-s.

“Në Ohër presim që çmimi i banesave të arrij, përafërsisht si në Shkup, por të banesave në lokacione atraktive, si në qendër të qytetit. Ka banesa në periferi çmimet e të cilave gjithashtu janë rritur dukshëm. Por në qendër të Ohrit presim që banesat të shiten deri në 1.500 euro për metër katror”, tha Serafimovski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat