204 gjoba në Shkup, 26 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

204 gjoba në Shkup, 26 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 11 maj 2023 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 204 shkelje të rregullave të trafikut, prej të cilave 26 për tejkalim të shpejtësisë.

Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 10 gjoba për ngasje të makinës pa patentë shoferi.

5 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve, 9 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes,, 4 për mosvënien e rripit të sigurisë, 9 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë.

MPB i fton të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat