Dëftesat për përfundimin e vitit shkollor është e mundur që sërish të mos arrijnë në kohë edhe këtë vit.
Tenderi për dëftesat aktualisht është në procedurë ankimimi dhe Komisioni i ankesave të prokurimit publik do të vendosë më 17 maj nëse tenderi do të përsëritet ose cila kompani është ofertuesi më i mirë.
Një muaj nga përfundimi i vitit shkollor, është e paqartë se kur nxënësit do t’i marrin dëftesat.
Vendimin për zgjedhjen e kompanisë që do t’i printojë ato duhet ta merr Komisioni për ankesa për prokurimit publik, sepse tenderi i zhvilluar nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit është në procedurë ankimore. Seanca e komisionit pritet të mbahet më 17 maj, thanë nga Byroja për REL