Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski ka refuzuar kërkesën për amnistimin e ish-prokurores Katica Janeva.
Nga Kabineti i Presidentit theksojnë se Komisioni për amnisti ka dhënë mendim negativ në lidhje me amnistimin e Katica Janevës.
“Presidenti e refuzoi kërkesën për falje të ish-prokurores speciale Katica Janeva. Po ashtu, Komisioni për Falje, i cili është trup këshillimor punues në Zyrën e Presidentit, ka dhënë mendim negativ për kërkesën,”, thonë nga Kabineti i presidentit.
Komisioni i Amnistisë është organ këshilldhënës i presidentit që paraqet listën e propozimeve për falje nga presidenti i vendit.
Kujtojmë se ish-prokurorja special u dënua me 7 vite burgim për keqpërdorimin e pozitës zyrtare në rastin “Haraçi”.