Kovaçevski: Në OBRM-PDUKM ka individë që duan ta shohin vendin në BE

Maqedonia

Kovaçevski: Në OBRM-PDUKM ka individë që duan ta shohin vendin në BE

Më: 15 maj 2023 Në ora: 17:58
Dimitar Kovaçevski

Në OBRM-PDUKM ka individë, deputetë dhe përfaqësues të udhëheqësisë që nuk mendojnë njëjtë si disa nga udhëheqësit aktual dhe të cilët dëshirojnë që vendi të vazhdojë rrugën drejt BE-së, tha në konferencën e sotme kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Në SHBA morëm mbështetje të qartë dhe të fortë për vazhdimin e rrugës evropiane të shtetit, që nënkupton zbatimin e amendamenteve kushtetuese, pra miratimin e amendamenteve dhe vazhdimin e negociatave siç parashikohet sipas Kornizës negociatore, thonë nga Qeveria.

“Këta individë duhet të inkurajohen. OBRM-PDUKM dhe partitë e tjera opozitare duhet të jenë pjesë e marrjes së këtij vendimi, sepse të mos jesh pjesë e vendimeve të tilla është e padenjë për një parti politike, e cila ekziston që nga dita e parë e pavarësisë së shtetit”, tha Kovaçevski.

Nga Qeveria thonë se nuk është diskutuar drejtpërdrejt me deputetët e opozitës, as se si të vendosin, por se paraqitet një koncept të hapur për diskutim.

Kovaçevski tha se secili ka përgjegjësi që të marrë vendime në interes të qytetarëve dhe vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat