Pendarovski: Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk do të kërcënojë sigurinë e vendit

Maqedonia

Pendarovski: Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk do të kërcënojë sigurinë e vendit

Më: 16 maj 2023 Në ora: 15:25
Stevo Pendarovski

Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski sot deklaroi se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk do të kërcënojë sigurinë e vendit.

E kam thënë shumë herë më parë se përfshirja e bashkësive më të vogla etnike në Kushtetutë, duke përfshirë edhe bullgarët, nuk do të kërcënojë sigurinë e shtetit dhe as nuk do ta lëkundë stabilitetin tonë të brendshëm. Pikërisht për këtë e përkraha procesin për ndryshime kushtetuese dhe e delegova përfaqësuesin tim në trupin punues”, tha Pendarovski.

Në fjalën hapëse të konferencës “Marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve: Perceptimet, shpresat dhe frika, sfidat dhe zgjidhjet” organizuar nga CIVIL-Qendra për Liri, Pendarovski theksoi se është i bindur se sa më të ndryshëm të jemi, aq më i gjerë është horizonti i mundësitë.

“E gjithë kjo varet vetëm nga ne dhe nga gatishmëria jonë për të pranuar diversitetin si të mirë të përbashkët”, tha Pendarovski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat