Maqedonia e Veriut njihet ndërkombëtarisht si një shoqëri funksionale moderne multietnike ku respektohen të gjitha të drejtat. Të gjitha raportet e konfirmojnë këtë. Akuzat e shprehura në këtë Samit nga përfaqësuesi i bullgarisë janë krejtësisht të pabaza dhe vijnë nga një vend që nuk respekton gjykimet e GJEDNJ dhe standardet e Këshillit në fushën e të drejtave të njeriut.
Këtë e theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në debatin e përgjithshëm “Të bashkuar për Evropën” në Samitin e Këshillit të Evropës në Rejkjavík.
“Diskursi i përdorur nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut për fat të keq është shumë i ngjashëm me diskursin e përdorur nga Federata Ruse ndaj Ukrainës. Është e papranueshme që akuza të tilla të keqpërdoren për qëllime politike, veçanërisht në këtë periudhë vendimtare për të ardhmen e Evropës”, theksoi Kovaçevski.
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, siç theksoi Kryeministri, meritojnë të ecin përpara së bashku, sepse kur fqinjët ecin përpara, edhe të tjerët ecin përpara.
“Nuk duhet të lejojmë ndikim nga palët e treta, veçanërisht jo nga Rusia, dhe në zemër të Ballkanit, që është zemra e Evropës”, shtoi Kovaçevski.