Konfiskohen armë në Gjorçe Petrov, arrestohen 2 persona

Maqedonia

Konfiskohen armë në Gjorçe Petrov, arrestohen 2 persona

Më: 17 maj 2023 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Më datë 16.05.2023, rreth orës 23:15 zyrtarë policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese në rrugën “Kiçevska”, në zonën e Gjorçe Petrovit, janë privuar nga liria personat I.A.(35) dhe B.S.(34), të dy nga Shkupi.

Zyrtarët policorë kanë ndalur veturën e pasagjerëve “BMW” me targa të Shkupit, e drejtuar nga I.A., në të cilën pasagjer ishte B.S.

Gjatë kontrollit në të kanë gjetur 3 armë zjarri, përkatësisht pistoleta “Zastava M57”, me municione.

Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit nga ana e zyrtarëve policorë nga Sektori për trafikim të paligjshëm me armë, kundër tyre do të parashtrohet kallëzim penal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat