Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 18 maj 2023 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në orët e mëngjesit në pjesët lindore të vendit me reshje të shiut. Në orët e pasdites reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima priten në pjesët perëndimore të vendit.

Do të fryjë dhe erë e mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 16 deri në 22 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, paradite me reshje shiu ndërsa pasdite me diell. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të ulet në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 19 gradë Celsiusë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat