Ukraina sërish i ka dërguar kërkesë për ndihmë ushtarake Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Ukraina sërish i ka dërguar kërkesë për ndihmë ushtarake Maqedonisë së Veriut

Më: 18 maj 2023 Në ora: 13:57
Sllavjanka Petrovska

Ukraina i ka dërguar Maqedonisë së Veriut kërkesë të re për ndihmë ushtarake, e cila aktualisht është duke u shqyrtuar nga Shtabi i Përgjithshëm.

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, tha se kërkesa është duke u analizuar dhe nëse Qeveria merr vendim shtesë për dërgimin e ndihmave ushtarake do të njoftohet opinioni.

“Po bëhet analizë, jemi të hapur përderisa ka nevojë për mbështetje”, tha Petrovska.

Ajo sqaroi se kjo është kërkesë e klasifikuar, andaj nuk mund të jep detaje se çfarë lloj armësh i duhen Ukrainës.

“Informacioni për ndihmën që tashmë është dërguar është deklasifikuar dhe bërë publik”, tha ministrja.

Maqedonia e Veriut tashmë i ka dërguar ndihmë ushtarake Ukrainës, pas agresionit të cilin ndaj saj e filloi Rusia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat