Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 20 maj 2023 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 21 deri në 27 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të ulet në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 26 gradë Celsiusë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat