“Për shkak të politikave katastrofike të kuadrove jokompetente të LSD-së dhe BDI-së që udhëheqin sektorin e energjisë në 7 vitet e fundit qytetarët paguajnë rrymën 100% më shtrenjtë”, reagojnë nga OBRM-PDUKM pas paralajmërimit të LSDM-së që së shpejti do të kthehet tarifa e lirë ditore e energjisë elektike.
“Kthimi i tarifës ditore është një pikë në oqean, në krahasim me gjithçka që u kanë bërë keq qytetarëve të Maqedonisë.
Tani është vonë që ata të bëjnë PR pasi i kanë varfëruar nqytetarët e thjeshtë ndërsa vetës dhe oligarkëve të tyre u kanë siguruar prona dhe para për tre breza”.
Nga OBRM-PDUKM thonë që kjo qeveri rriti çmimin e energjisë elektrike 40% gati për dy vite ka qytetarët kanë paguar 100% rrymë më shtrenjtë.