Deanoski: Sektori publik po “vlon”, do të ketë greva masive

Maqedonia

Deanoski: Sektori publik po “vlon”, do të ketë greva masive

Më: 24 maj 2023 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Tërpe Deanoski, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Administratëa, Organet e Drejtësisë dhe Shoqatat e Qytetarëve, tha se situata në sektorin publik po “vlon”, do të ketë greva masive nëse nuk zgjidhet situata.

“Qeveria e ka të qartë se çfarë do të ndodhë nëse situata nuk zgjidhet.

E thamë, gjendja në sektorin publik po vlon dhe presim se kush do të nisë i pari grevë.

Nëse organizohet një grevë, ajo do të jetë greva masive në të gjitha aktivitetet”, tha për “TV21” Daenoski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat