Në magjistralen Shkup-Tetovë kapen dy shoferë duke udhëtuar me 227 dhe 214 kilometra në orë

Maqedonia

Në magjistralen Shkup-Tetovë kapen dy shoferë duke udhëtuar me 227 dhe 214 kilometra në orë

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Policia dje në magjistralen Tetovë-Shkup ka gjobitur 94 për tejkalim të shpejtësisë, me çka disa janë kapur duke drejtuar automjetet me 214 dhe 227 kilometra në orë. Kontrollet për sanksionimin e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë, veçanërisht në magjistralen Gostivar-Tetovë-Shkup, janë kryer dje nga ora 15:00 deri në ora 21:00.

Gjatë kontrolleve janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 94 shoferë për tejkalim të shpejtësisë jashtë vendbanimeve, 66 në rajonin e Tetovës dhe 28 në rajonin e Gostivarit.

“Tetë prej tyre, gjegjësisht pesë në Tetovë dhe tre në Gostivar, kanë lëvizur me mbi 70 kilometra më shumë se shpejtësia maksimale e lejuar, ndër të cilët dy vozitës në autostradën Shkup-Tetovë kanë udhëtuar me 214 dhe 227 kilometra në orë. Të gjithë shoferëve kundërvajtës u janë përgatitur parashtresat përkatëse dhe do të përballen me gjobat e parapara, e disave me heqje të përkohshme të patentë shoferit nga tre muaj deri në një vit.

SPB Tetovë u bënë thirrje shoferëve që të mos lëvizin me shpejtësi, sepse numri më i madh i aksidenteve vjetore në komunikacion janë rezultat i shpejtësisë jo të duhur sipas kushteve të rrugës dhe mbi të gjitha me pasoja më të rënda”, tha zëdhënësi Marjan Josifoski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat