Aksident trafiku në autostradën Shkup-Kumanovë, lëndohen disa persona

Maqedonia

Aksident trafiku në autostradën Shkup-Kumanovë, lëndohen disa persona

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Shkup-Kumanovë mes të paktën dy veturave.

Si rrjedhojë janë plagosur disa persona, por për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk është gjendje të rëndë shëndetësore.

Të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmën e parë mjekësore, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën për të kuptuar dinamikën e aksidentit.

Pritet që më vonë të ketë më shumë detaje për këtë aksident.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat