Policët nga SPB Veles dje kanë arrestuar S.T.(27) nga Velesi.
Ai dyshohet se gjatë ditës ka plaçkitur tri objekte shitëse dhe ka marrë disa mjete.
MPB-ja sot ka bërë të ditur se disa nga sendet e sekuestruara janë gjetur dhe u janë kthyer pronarëve, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor në Veles.
Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.