Bastisje në Shtip, gjendet drogë dhe arrestohet një person

Maqedonia

Bastisje në Shtip, gjendet drogë dhe arrestohet një person

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 10:43
Policia

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se mbrëmë pak para mesnatës policia ka privuar nga liria 18 vjeçarin M.K. nga Shtipi.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor është gjetur dhe konfiskuar një sasi e marijuahnës, një peshore digjitale dhe lëndë të tjera.

Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policor. 

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat