Besimi: Nuk është paraparë rebalanc i buxhetit

Maqedonia

Besimi: Nuk është paraparë rebalanc i buxhetit

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 16:57
Ministri i Financave Fatmir Besimi

Ministri i Financave Fatmir Besimi thotë se për momentin nuk është paraparë ndonjë rebalanc i buxhetit, meqenëse sipas tij, Qeveria qysh më parë i ka caktuar masat anti-krizë për qytetarët dhe një vendim i tillë nuk është i nevojshëm.

U shpreh po ashtu se Qeveria ka ndarë rreth 225 milionë euro për masat antikrizë dhe do të intervenojnë varësisht nevojave.

“Qeveria ka paraparë 225 milion euro sivjet për masa anti-krizë e kjo do të thotë diku rreth 1,5% nga BPV dhe varësisht nga nevojat ashtu do të intervenojmë.

Tani për tani sipas planit sa i përket të ardhurave dhe të dalave mendoj se do të vazhdojmë ashtu siç është planifikuar në buxhet”, pohoi Fatmir Besimi, ministër i Financave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat