Nëse Qeveria nuk propozon edhe zëvendësimin e 20% në Kushtetutë me gjuhën shqipe, Lëvizja Besa nuk do t’i mbështesë ndryshimet.
Ky është qëndrim i prerë i kreut të Besës, Bilall Kasami i cili kërkon nga Qeveria që të ketë qasje të njëjtë si ndaj kërkesave bullgare edhe ndaj 20%.
“Duke pasur parasysh faktin që edhe për ndryshimet kushtetuese Qeveria nuk ka garanci se i ka siguruar 80 mandate dhe ta dërgon propozimin në Kuvend, ne i kërkojmë të njëjtën qasje të kësaj Qeverie edhe për 20%. Qeveria ta dërgon edhe propozimin tonë dhe disa deputetëve tjerë, në këtë rast të grupi të zjarrit në Kuvend dhe këtu ne si Lëvizje Besa garantojmë se i mbështesim ndryshimet-tha ai.
Tutje Kasami shtoi se nëse Qeveria mban inat me Lëvizjen Besa dhe nuk e fut në procedurë zëvendësimin e 20%, atëherë ata si Lëvizje Besa konsiderojmë se nuk e kanë për obligimin mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese.