Grubi: Mes Qeverisë dhe BE-së, zgjedhim BE-në

Maqedonia

Grubi: Mes Qeverisë dhe BE-së, zgjedhim BE-në

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 19:48
Zv. kryeministri Artan Grubi

Zv. kryeministri Artan Grubi në Forumin e Dialogut në Prespë tha se janë të gatshëm të plotësojnë çfarëdo kërkese nga opozita që të realizohen ndryshimet kushtetuese.

Grubi tha se janë të sigurt që vendimet që e çojnë vendin drejt BE-së do të dyfishojnë votat e BDI-së.

“OBRM-PDUKM-ja na kërkoi që ta lëshojmë Qeverinë në këmbim të ndryshimeve kushtetuese, derisa Mickoski ishte duke folur në konferencë për shtyp , ne u përgjigjëm menjëherë.

Ai nuk e dinte se kishim përgjigje, derisa po fliste. Kaluam një hap tutje, deklaruam se heqim dorë nga kryeministri shqiptar në 100 ditët e fundit, që është një marrëveshje koalicioni.

Tani themi që po shfuqizojmë qeverinë teknike, gjithçka që keni nevojë, vetëm votoni. Sepse për ne zgjedhim BE-në, mes qeverisë dhe BE-së, ne zgjedhim BE-në. Jemi të bindur se kjo do të na bjerë dyfishin e votave në zgjedhjet e ardhshme”, tha Grubi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat