Për shkak të një aksidenti trafiku, sot pasdite është ndërprerë komunikacioni në të dy drejtimet në rrugën Strumicë – Novo Sellë, afër vendkalimit kufitar “Novo Sellë”.
Nga aksidenti nuk pati viktima apo të lënduar.
Siç njofton zëdhënësja e SPB-së Strumicë, Aleksandra Trajanova, aksidenti ka ndodhur para hyrjes në fshatin Novo Sellë nga drejtimi i Strumicës, në të cilin janë përfshirë dy vetura.
Pak më parë LAMM-ja njoftoi se është normalizuar komunikacioni në këtë rrugë.