Në Shkup arrestohet tetovari që kishte ikur nga burgu i Idrizovës

Maqedonia

Në Shkup arrestohet tetovari që kishte ikur nga burgu i Idrizovës

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 21:15 në zonën e Qendrës në Shkupit është arrestuar B.Z.(24) nga Tetova.

I njëjti kishte ikur nga burgu i Idrizovës, ku nga 5 vjet dënim me burg, i kishin mbetur edhe 1 vjet e 5 muaj.

“Ai kërkohej me urdhër për arratisje nga Burgu “Idrizovë”, ku duhej të vuante dënimin me burg në kohëzgjatje prej një viti e pesë muaj për vepër penale të kryer nga neni 237 paragrafi 4 i Kodit Penal, për të cilin ishte dënuar me pesë vjet burg.

Personi është dërguar në “Idrizovë” për vuajtje të dënimit”, thonë mes tjerash nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat