Shqiptohen 193 masa në Shkup, 50 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Shqiptohen 193 masa në Shkup, 50 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

MPB njofton se dje ka kryer kontrolle në fushën e komunikacionit në Shkup me çka janë shqiptuar 193 masa.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar 193 masa, me janë 50 masa janë shqiptuar për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 20 masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 20 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 23 masa për kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e motoçikletave.

Katër masa janë shqiptuar për kalim në semaforë të kuq.

Tre masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, 18 masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara…”, njoftojnë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat