Kambovski: Bullgarët tashmë janë të përfshirë në Kushtetutë si komunitet

Maqedonia

Kambovski: Bullgarët tashmë janë të përfshirë në Kushtetutë si komunitet

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 11:16
Vllado Kambovski

Duhet një dialog në të cilin do të mbizotërojnë argumentet e arsyeshme. Në këtë periudhë nuk mund të udhëhiqemi nga pasionet apo frika për një çështje që nuk meriton të shkaktojë një furtunë të tillë në ndjenjat e njerëzve, tha sot akademiku Vllado Kambovski për ndryshimet kushtetuese.

Siç thotë ai, me iniciativën për përfshirjen e bullgarëve në Preambulën e Kushtetutës, ne po trokasim në një derë të hapur, sepse ata tashmë janë përfshirë në Kushtetutë si komunitet.

“Në Preambulë ka një klauzolë që flet “edhe për popujt dhe komunitetet e tjera”. Në dispozitat e posaçme për të drejtat e pjesëtarëve të bashkësive ka barazi të plotë të të gjitha bashkësive, qofshin ato të njohura apo jo”, tha Kambovski, para konferencës me temë: “Përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE: Sfidat dhe prioritetet kryesore”.

Ai theksoi se është e rëndësishme që çështjet e ndjeshme të debatohen me argumente përmes një dialogu të arsyeshëm, pa kalkulime politike dhe manipulime dhe populizëm të panevojshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat