Bastisje në Gazi Babë të Shkupit, gjenden drogë dhe para

Maqedonia

Bastisje në Gazi Babë të Shkupit, gjenden drogë dhe para

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Me datë 24.06.2023 në SPB Shkup, janë privuar nga liria N.P.(38), V.K.(50) dhe M.Ç.(31), të gjithë nga Shkupi.

Gjatë kontrolleve në dy lokacione në zonën e Gazi Babës, të kryera me urdhër të gjykatës, në shtëpinë e N.P., ku ishte dhe V.K., me të cilën jetonte, u gjet marihuanë në proces tharjeje, një peshore dixhitale dhe një sasi e madhe parash të dyshuara nga shitja e paligjshme e drogës, ndërsa në shtëpinë e M.K. u gjet një kavanoz marihuanë, 2 pako marihuanë, 15 thasë marihuanë gati për shitje, një peshore dixhitale me mbetje droge.

Personat janë arrestuar dhe ndaluar në stacionin policorë.

Ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal për krime të kryera nga neni 215 i Kodit Penal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat