Moti për ditët në vijim në Maqedoni

Maqedonia

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se nga e mërkura pritet destabilizim i motit, kur siç theksojnë, priten reshje lokale të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Sipas DPHM, ditën e enjte do të fryjë erë mesatare nga veriu, e cila do të mundësojë ulje të temperaturave për disa gradë, ndërsa nga dita e premte do të ketë rritje të temperaturave.

Moti nesër pritet të jetë me diell dhe i ngrohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri 20, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 26 deri 33 gradë celsius.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat