Stuhia la pasoja në Shkup, automjete të thyera, përmbytje në Kozle, rrugë të bllokuara nga drunjtë

Maqedonia

Stuhia la pasoja në Shkup, automjete të thyera, përmbytje në Kozle, rrugë të bllokuara nga drunjtë

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 17:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas stuhisë së fortë që kapi rajonin e Shkupit, në kryeqytet vërehen vetura të thyera.

Poashtu edhe pemë të rrëzuara dhe rrugë të bllokuara

Një pemë në lagjen “Miçurin” në Aerodrom goditi automjetin, ndërsa QMK-ja theksojnë se për fat të mirë, pema ka prekur pjesën e pasme të automjetit i cili ka qenë në lëvizje.

Në lagjen Kozle ka përmbytje, ndërsa të mbushura me ujë janë edhe rrugët në Aerodrom.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat