OBRM-PDUKM: Fondi për Inovacione i ka ndarë para nipit të Ali Ahmetit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Fondi për Inovacione i ka ndarë para nipit të Ali Ahmetit

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 09:49
OBRM-PDUKM

Nga partia maqedonase opozitare theksojnë se skandalet me, siç e quajnë ata, klanin e Zajazit nuk kanë fund, ndërsa këtë herë, i riu Drin Ahmeti, ka marrë para nga Fondi për Inovacione.

“Përveç koncesitonit gyrore, koncesion për një hidrocentral, një qendër tregtare pa shpenzuar asnjë denarë, nipi i Ali Ahmetit provoi edhe si inovator. Nga Fondi për Inovacione ka marrë 82 mijë euro. Më 10 maj 2022, dy kompanitë e Drin Ahemtit, Top Insturis dhe Everest XH kanë marrë para nga shteti për bashkëfinancim të inovacioneve”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se Fondin për Inovacioni nga janari i vitit 2022 e udhëheq kuadër nga BDI, Festim Halili i cili, siç thonë nga kjo parti, është i afërt i familjes së Drin Ahmetit.

“Nga të gjithë të novatorët në Maqedoni, pikërisht nipi i Ali Ahmetit i janë ndarë para nga institucioni i udhëhequr nga kuadro të Ahmetit. Për këtë duhet të reagojnë institucionet kompetente. Për këtë duhet të ketë përgjegjësi”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat