Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi për të cilin ekziston dyshimi se ka qenë i përfshirë në veprën penale “kidnapim”.
Njoftimi:
“Më 3 mars, i dyshuari së bashku me dy persona të tjerë kundër të cilëve tashmë po zhvillohen hetime, kanë marrë pjesë në kidnapimin e një personi në Kisella Vodë”.
Po ndërmerren veprime për ndalimin e të dyshuarit.