Shtetasi i Kosovës arrestohet në Maqedoni, voziste “Mercedes” të vjedhur në Holandë

Maqedonia

Shtetasi i Kosovës arrestohet në Maqedoni, voziste “Mercedes” të vjedhur në Holandë

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 11:17
Policia

Policia mbrëmë në ora 19:30 minuta në vendkalimin kufitar “Bllacë e Poshtme” kanë privuar nga liria SH.K. (38) nga Kosova.

Siç kumtoi MPB-ja, gjatë kontrollit të automjetit “Mercedes” me targa nacionale kosovare, të cilin ai po e drejtonte, është konstatuar se automjeti është i vjedhur dhe se për të ekziston kërkim ndërkombëtar nga Interpoli i Holandës.

Automjeti është sekuestruar, kurse SH.K. është në mbajtje në stacion policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim adekuat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat