Komuna e Strugës ndalon ecjen me veshje plazhi nëpër qytet

Maqedonia

Komuna e Strugës ndalon ecjen me veshje plazhi nëpër qytet

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Komuna e Strugës përmes faqes zyrtare në Facebook, kërkon nga mysafirët dhe turistët, të cilët freskohen në ujërat e liqenit të Ohrit apo Drinit të Zi, që të respektojnë rregullat e mirësjelljes dhe rendit publik, duke mos shfaqur lakuriqësi në vende dhe hapësira publike.

“Për respektimin e rendit publik, sidomos gjatë sezonit turistik veror, ndalohet ecja me bikini dhe brekë plazhi gjatë gjithë ditës nëpër shëtitoren qendrore, nga Ura e Çarshisë deri në Tregun e Gjelbër”, thuhet në njoftimin e Komunës së Strugës.

Në rrethinën ku ndalohet lëvizja me rroba banje janë vendosur shenja adekuate.

“Sjellja juaj është imazh i qytetit, prandaj të gjithë duhet të përpiqemi të ruajmë imazhin pozitiv të një destinacioni turistik siç është Struga”, shtojnë nga atje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat