Ndërmarrja publike komunale “Komunalec” ka publikuar video-instruksion për platformën digjitale për pagesën e ujit dhe mbeturinave.
Pagesa bëhet në mënyrë të thjesht dhe të sigurt, ndërsa me pagesën e këtyre faturave, qytetarët kontribuojnë në mbarëvajtjen e infrastrukturës së ujit dhe menaxhimit të mbeturinave në Gostivar.
“Me ndihmën tuaj, mund të ndërtojmë sisteme më të avancuara për të përmirësuar cilësinë e ujit që pimë dhe për të mbrojtur mjedisin tonë të çmuar. Kujdesja për mjedisin dhe siguria e ujit janë prioritete të rëndësishme për ne dhe për të ardhmen tonë”, thuhet ë njoftimin e Komunës së Gostivarit.
Ata inkurajojnë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj iniciative dhe të paguajnë faturat në kohë për arsye se, siç thonë ata, çdo kontribut është një hap drejt përmirësimit të jetës së përditshme për të gjithë qytetarët.