Jotova: Kusht nga i cili Bullgaria nuk do të heq dorë, është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së

Maqedonia

Jotova: Kusht nga i cili Bullgaria nuk do të heq dorë, është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 22:31
Iliana Jotova

Kusht i detyrueshëm, nga i cili Bullgaria nuk do të heq dorë, është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nënkryetarja Iliana Jotova ia ka treguar këtë Sekretarit Shtetëror për Çështje të Bashkimit Evropian të Mbretërisë së Suedisë, Christian Danielson, thonë nga kabineti i kryetarit të shtetit.

“Ne presim që Shkupi realisht të zbatojë Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë, si dhe dy protokollet e përbashkëta. Një vlerë themelore e Bashkimit Evropian është respektimi i të drejtave të njeriut. Aty ku nuk mbrohen të drejtat e njeriut, nuk ka Bashkim Evropian”, tha Jotova.

Danielson falënderoi Bullgarinë për mbështetjen e saj gjatë presidencës së kaluar suedeze të Këshillit të BE-së, si dhe për anëtarësimin e Suedisë në NATO, shtojnë shërbimi për shtyp.

“Shpresojmë për një zhvillim pozitiv në vjeshtë në lidhje me pranimin e Bullgarisë në Shengen. Vendi im ka kohë që i ka plotësuar kriteret për anëtarësim, është një kufi i jashtëm i sigurt i Bashkimit Evropian”, tha Jotova

“Pas dorëheqjes së kryeministrit Mark Rutte, nuk e dimë se si do të jetë qëndrimi i Holandës”, theksoi ajo.

Me 526 vota “pro”, 57 “kundër” dhe 42 abstenime, Parlamenti Evropian votoi sot në Strasburg për të mbështetur thirrjen e re për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Kjo është hera e dytë që eurodeputetët këmbëngulin që Këshilli i BE-së të arrijë unanimitet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat