Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Burgun e Shutkës dje ka pasur rrahje masive mes të burgosurve.
Njëri nga të lënduarit ka përfunduar me lëndime dhe është dërguar në spital.
Njoftimi:
Sot, në ora 03.10 në SPB Shkup nga Burgu i Shkupit është denoncuar se rreth orës 02:30 në burg ka pasur rrahje mes disa të burgosurve, ku njëri nga të burgosurit ka pësuar lëndime fizike dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për trajtim mjekësor. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.