Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të lëndimit me thikë që ka ndodhur në Haraçinë të Shkupit.
“Më datë 26.07.2023 rreth orës 03.40 në SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Haraçinë të Shkupit, tre persona, njëri nga të cilët ka pasur mjet të mprehtë, kanë sulmuar një të mitur nga Haraçina.
Atij i kanë shkaktuar prerje në dorë, dhe i kanë marrë para.
Janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit”, qëndron në njoftimin e MPB-së.