Mjeku nga Tetova ka mashtruar dhe keqpërdorur të dhënat e pacientëve, kurse avokati i ka ndihmuar

Maqedonia

Mjeku nga Tetova ka mashtruar dhe keqpërdorur të dhënat e pacientëve, kurse avokati i ka ndihmuar

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 16:18
Tetovë

Policia e Tetoves (SPB) ka parashtruar kallezim penal ndaj I.B (51) per shkak te ekzistimit te dyshimit te bazuar per kryerjen e vepres penale “keqperdorim te pozites zyrtare dhe autorizimeve”, “falsifikimin te lejes” dhe “ndihmës”, lidhur me vepren penale “mashtrim i siguruar”.

Kallezim penal eshte parashtruar edhe ndaj A.N.M. (41) nga Shkupi dhe A.L. (29) nga Tetova, pothuajse per te njejtat vepra penale te sipërshënuara.

I.B. (51) ne cilesinë e mjekut udheheqes te repartit te Traumatologjisë – Kirurgjisë ne Qendren Klinike ne Tetove, pa pëlqim dhe njohuri paraprake i ka shfrytezuar te dhenat e 6 pacientëve pêr të përpiluar raporte mjekwsore ne emer te mjekëve te punesuar ne kete institucion medicinal, pa kurrëfarë leje paraprake dhe duke keqperdorur faksimilin “Termini im”.

Raportet e këtilla, sic thote policia, ne prani te te akuzuarit te tretë A.L., jane dorezuar tek i akuzuari i dyte A.N.M., e cila në cilësinë e avokates ne menyre te jashtëligjshme ka përgatitur autorizim ne emer te pacienteve pa nenshkrim dhe me dokumentacion tjeter plotesues, te cilat me pastaj i ka dorezuar tek kompania e sigurimit dhe ne baze te dëmshpërblimit kane marrë 297.000 denarë.
Më pastaj paratë janë tërhequr ne emer te akuzuarit të tretë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat