Nga e hëna do të nisë realizimi i kontrollit të përbashkët të kufirit midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Lajmin e ka bërë të ditur koordinatori qeveritar për vendosje të kontrolleve të përbashkëta të kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, Artan Grubi.
“Me kënaqësi të madhe ju njoftoj që nga dita e hënë, me 31 korrik 2023, kontrolli i përbashkët i kufirit midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë hyn në fuqi dhe do të jetë plotësisht funksional për ta lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njërëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona”, ka shkruar Grubi.
Tutje ai ka thënë se lidhja mes Shkupit dhe Tiranës po bëhet e sigurtë dhe e shpejtë