OBRM-PDUKM ka reaguar ndaj qëndrimit të BDI-së dhe Ali Ahmetit se kanë dorëzuar dorëheqjen e gjith ministrave të BDI-së tek Kovaçevski momentin që OBRM voton ndryshimet Kushtetuese.
Nga partia e Mickoskit thonë që të jepet dorëheqje dhe të shkohet në zgjedhje.
“Është mirë që BDI-ja pas 20 vitesh në pushtet është gati të shkojë në opozitë ku do të mund të përgjigjen për krimin dhe të dëshmojnë pafajësinë e tyre, thonë nga OBRM-PDUKM pas njoftimit të informacionit se ministrat e BDI-së. kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre, të cilat do të hyjnë në fuqi pasi opozita të votojë për ndryshimet kushtetuese.
“Pasi BDI-ja bëri hapin e parë, dorëheqjet e tyre, tani vetëm ato të jenë të parevokueshme dhe të shkojmë në zgjedhje të shpejta, sepse gjithçka tjetër është zvarritje dhe lojëra në kurrizin e shtetit dhe të ardhmes së qytetarëve”, thonë nga OBRM-PDUKM.